Ish-portieri Iker Casillas ka reaguar një ditë pasi Lionel Messi e fitoi “Topin e Artë”, të shtatin në karrierën e tij.
Në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris, Messi doli i pari duke lënë pas vetes Robert Lewandowskin e Jorginhon. Megjithatë, Casillas aspak nuk është pajtuar me këtë renditje dhe ka reguar në rrjetet sociale.
“Çdo herë po e kam më të vështirë të besoj në këtë çmime futbolli”, ka shkruar Casillas, i cili ka vlerësuar Messin por ka shtuar se “Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë të vitit dhe jo me të mirit në botë. “Për mua, Messi është një nga pesë lojtarët më të mirë në të gjithë historinë e futbollit në botë, por duhet të bëhet dallimi i atyre që janë më të mirët pas një sezoni. Nuk është aq e vështirë të bëhet ky dallim, por duket se të tjerët po e bëjnë të vështirë”.

