Çavushoglu: Nuk do të injorojmë asnjë lloj zgjidhjeje për Qipron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu deklaroi se vendi i tij nuk injoronte asnjë lloj zgjidhjeje për Qipron, pasi ajo është një çështje kombëtare.

“Qiproja është kauza jonë kombëtare. Barazia dhe siguria e popullit qipriot turk janë të domosdoshme. Mbi këtë bazë, ne nuk përjashtojmë asnjë lloj zgjidhjeje”, theksoi Çavushoglu në Konferencën e 11-të të Ambasadorëve në Ankara.

“Porosia jonë për të gjithë të interesuarit në rajon (Mesdheu Lindor) është e njëjtë. Nëse bashkëpunoni me ne, të gjithë fitojnë”, theksoi kryediplomati turk.

“Turqia kurrë nuk do të lejojë hapa që injorojnë të drejtat dhe interesat legjitime të Turqisë dhe qipriotëve turq në Mesdheun Lindor, ‘në kryqëzimin e tre kontinenteve të botës’”, theksoi Çavuşhoglu.

Ai shtoi se Turqia mbështet një zgjidhje të përbashkët në të cilën burimet ndahen në mënyrë të barabartë./ATSH/

Share This Article