CBS interviston Dua Lipën, e prezenton atë si ‘Mbretëreshë të Karantinës’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dua Lipa është nominuar për gjashtë Grammy, përfshirë “Këngën e Vitit” dhe “Albumin e Vitit”, për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”.

Dua foli me gazetaren e “CBS This Morning” Gayle King në lidhje me “Future Nostalgia”, si mënyrë për të sigurojë një ‘arratisje’ nga monotonia e karantinës.

CBS e prezenton Duan me nofkën e saj Mbretëresha e Karantinës, lavdëron suksesin e saj si dhe faktin që Dua është autorja e të gjitha këngëve të albumit.

E pyetur se cila është historia pas suksesit të albumit, këngëtarja tregoi se ishte bazuar në parandjenjat e saj, dhe kishte cilësuar që albumi ka potencialin të jetë një mënyrë për t’u ‘arratisur’ nga pandemia dhe karantina.

Dua tregon se për një kohë të gjatë kishte menduar se “duhej të ishte e trishtuar dhe se këngët e lumtura të muzikës pop janë kiq” derisa nuk e kishte tejkaluar këtë fazë dhe “i kishte lejuar vetes të jetë e lumtur dhe të shpërndajë entuziazëm dhe energji pozitive”.

https://www.youtube.com/watch?v=ytb1jjFQ6q0
Share This Article