CDC: 99.99% e atyre që janë vaksinuar plotësisht nuk kanë pasur raste të rëndë shtrimi ose vdekjeje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 99.99% e njerëzve që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 nuk kanë pasur raste që rezultojnë në shtrime në spital ose vdekje, bën me dije Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Që nga 2 gushti, më shumë se 164 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara u vaksinuan plotësisht kundër Covid-19.

Më pak se 0.001% e atyre individëve, ose 1.507 persona vdiqën dhe më pak se 0.005%, ose 7.101 persona, u shtruan në spital me Covid-19.

CDC publikoi të dhënat e fundit për rastet e përparimit të virusit dhe rasteve deri më 26 korrik.

Këto shifra të fundit përfshijnë 938 raste të tjera të rënda, 862 shtrime në spital shtesë dhe 244 vdekje shtesë. të raportuara gjatë asaj periudhe shtatë ditore.

Rreth tre të katërtat (74%) e të gjitha rasteve të raportuara ishin nga mosha 65 vjeç e lart.

Nga afro 1,500 njerëz që vdiqën, një në pesë vdiq nga diçka tjetër përveç Covid-19 edhe pse ata kishin një rast përparimi të virusit, pohon CDC.

Që nga maji, CDC është fokusuar në hetimin e rasteve të shtruara në spital në mesin e atyre që janë vaksinuar plotësisht.

Share This Article