Çdo gjë për të nënshtruar Mariupolin, rusët përdorin armën e ndaluar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e tmerrshëm kur Rusia përdor bombat termobarike gjatë përpjekjes për të marrë kontrollin e Mariupolit, qytetit në jug të Ukrainës që ndodhet pranë kufirit me Rusinë.

Në videon e publikuar nga “Russia Today”, por edhe një llgoari në Tëitter të Republikës Popullore të Donetskut, shihet përdorimi i sistemit TOS-1 në drejtim të Mariupolit, i cili bombardohet vazhdimisht prej dy javësh.

Situata atje paraqitet tragjike, me disa autoritete lokale që thonë se numri i viktimave mund të arrijë deri në 20 mijë.

Raketat termobarike janë të gjendje të shpërbëjnë trupin e njeriut, të shtypin organet si dhe të thithin të gjithë oksigjenin në zonën ku godasin dhe më pas shpërthejnë. Ky sistem është shumë efektiv ndaj trupave të vendosura në llogore dhe në goditjen e pozicioneve të fortifikuara dhe bunkerëve.

Share This Article