‘Çdo person nga 50 paund për të votuar Edi Ramën’/ Emigranti denoncon blerjen e votave nga PS në Britani (AUDIO)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një denoncim i fundit ka shkuar në redaksinë e SYRI TV , ku patronazhistët e PS-së në Britaninë e Madhe kanë filluar blerjen e votave nga emigrantët shqiptarë.

Sipas një audio-përgjimi, dallohet se si individë të cilët kanë hapur edhe zyrën e PS në Britani, kanë filluar të marrin në telefon emigrantët shqiptarë, duke i ofruar nga 50 paund në këmbim të votës për Edi Ramën.

‘Ma ka dhënë një shoku im këtë numër dhe na kanë ardhur disa fonde prej Shqipërie, çdo person që kemi për të bërë aplikimet e këto, ka për të dhënë votën, ka për të marrë 50 paund për njeri’, dëgjohet t’i thotë patronazhisti socialist, emigrantit shqiptar.

Biseda e patronazhistit të PS-së në Britani me emigrantin shqiptar:

-Ca bëre, si kalove?

-Mirë, ca bëre vëlla, si kalove ti?

-A u lodhe, u mërzite?

-Hic asgje.

-Ma ka dhënë një shoku im këtë numër dhe na kanë ardhur disa fonde prej Shqipërie, çdo person që kemi për të bërë aplikimet e këto, ka për të dhënë votën, ka për të marrë 50 paund për njeri.

-Çdo person ka 50 paund?

-Çdo person ka 50 paund.

-Për kë të votojë?

-Për Edvinin…Edi Ramën.

-Sorry, të kanë dhënë numrin gabim, më vjen keq.

-Gabim s’ma kanë dhënë, po qe i interesuar të jap tani adresën, shko fol me të live, nëse ke mundësi.

-Okej, faleminderit.

Share This Article