Ceferin jep çmimin special për heronjtë që shpëtuan jetën e Eriksen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ceremonia gala në Stamboll ku do të hidhet shorti për fazën e Grupeve të Champions League nisi me një çmim special, UEFA President Awards për heronjtë e Kopenhagen.

Ishte çmimi i parë mes të shumtëve që jepen në këtë ceremoni dhe padyshim që presidenti Ceferin, dorëzoi të parin këtë vlerësim për kapitenin e Danimarkës, Kjaer dhe stafet mjekësore që ndihmuan në reagimin e shpejtë në stadium, shkruan Ora News.

Një video me dëshmitë e të gjithë protagonistëve u vendos gjatë ceremonisë ku të gjithë zbuluan emocionet dhe atë që ndjenë gjatë asaj që ndodhi dhe që për pak i mori jetën një lojtari të madh si Christian Eriksen.

Në panel u ngjitën të gjithë protagonistët për të marrë vlerësimin nga UEFA, Mogens Kreutzfeldt (Shefi i shërbimit mjekësor), Frederik Flensted (përgjegjësi mjekësor i stadiumit), Anders Boesen (mjeku i urgjencës në fushë), Peder Ersgaard (ndihmësmjek),

Oficerët mjekësor të UEFA-s, Jens Kleinefeld, Valentin Velikov. Stafi mjekësor i kombëtares së Danimarkës, Morten Skjoldager (fizioterapist, shoqërues i mjekut), Morten Boesen (mjeki i ekipit).

https://twitter.com/UEFA/status/1430926517220134912?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1430926517220134912%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fsport%2Fceferin-jep-cmimin-special-per-heronjte-qe-shpetuan-jeten-e-eriksen-i1006373%3Ffbclid%3DIwAR3WRgYbzU1NTqqTx5EDTowTznfBtjQwQbhCrbgOR8uw15x0yOrcl2_tpnY
Share This Article