Çekia mposhtë Anglinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çekia është treguar e fortë sonte ndaj Anglisë, duke ia shkaktuar humbjen e parë në garat kualifikuese për Euro 2020 në Grupin A, duke ia vështirësuar Kosovës mundësitë për kualifikim.

Çekët e mposhtën Anglinë me rezultat 2-1. Në 9-të minutat e parë janë shënuar dy gola në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 mes Çekisë dhe Anglisë.

Anglia kaloi në epërsi në minutën e 5-të përmes Harry Kanet, që shënoi nga penaltia. Nuk vonoi shumë dh erdhi përgjigja e çekëve të cilët barazuan rezultatin në 1-1,  përmes Brabeqit.

Goli i Fitores erdhi nga Zdenek Ondrasek, i cili shënoi në minutën e 85-të, për t’ia siguruar kombëtares së tij tre pikë të arta. Anglia është e para me 12 pikë, aq sa ka edhe Çekia në vendin e dytë, kurse Kosova është e treta me 8 pikë. Nga tre pikë kanë Bullgaria dhe Mali i Zi, të cilat sonte u përballen dhe përfunduan takimin pa gola.

Share This Article