Çekia pranë mbylljes së dyerve për refugjatët ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fluksi i refugjatëve nga Ukraina tashmë ka filluar të japë shenjat e para të problemeve në vendet fqinje, të cilat kanë pritur deri në këto momente një numër jo të vogël qytetarësh që kërkojnë strehim.

Në një deklaratë të fundit, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala shprehet se vendi i tij nuk mundet të strehojë më refugjatë nga Ukraina, pasi qeveria po shpenzon dhe resurset e saj më të fundit.

Sipas vlerësimë, aktualisht në Çeki strehohen më shumë se 270 mijë ukrainas.

 “Ne duhet të pranojmë se jemi në skajin kur mund t’i pranojmë këta refugjatë pa probleme”, tha Fiala, i cili vetëm një ditë më parë vizitoi Ukrainën, ku u takua dhe me presidentin Zelensky.

Share This Article