Çekia shënon rekord të rasteve ditore me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republika Çeke e ka raportuar rritjen më të madhe të numrit ditor të rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë me 1,677 raste të reja për 24 orë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria çeke i ka shtrënguar masat për parandalimin e virusit, përfshirë kërkesën për përdorim të maskave, por synon që ta shmang izolimin e rreptë.

Sipas faqes “Worldometers”, Çekia deri më tani i ka regjistruar mbi 38,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 476 viktima.

Për më tepër, më shumë se 22,000 persona janë shëruar nga sëmundja e re në vendin e Evropës Qendrore.

Share This Article