Shpallja e votave të pavlefshme/ Celibashi: Mesa duket këta komisionerë se paskan dëgjuar mirë Kodin Penal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një konferencë për shtyp, Celibashi ka bërë me dije se pamjet e komisionerëve që shënojnë mbi fleta votimi janë fiksuar edhe nga kamerat e KQZ-së. 

Kryekomisionieri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar hetime nga Prokuroria lidhur me votat e pavlefshme. Në një konferencë për shtyp, Celibashi ka bërë me dije se pamjet e komisionerëve që shënojnë mbi fleta votimi janë fiksuar edhe nga kamerat e KQZ-së. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Videot ku shpallen votat e pavlefshme a janë kërkuar nga Prokuroria?

Celibashi: Ka pasur disa kërkesa lidhur me disa pamje filmike. Ne i kemi të gjitha, të plota. Besoj që ato pamje do të ndihmojnë prokurorinë. Ka pasur shqetësime kryesisht nga kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit. Si komisioner do të inkurajoj hetime të thelluara. Në veshët e këtyre komisionerëve ende nuk është lexuar mirë Kodi Penal.

https://www.facebook.com/1176883429114777/videos/136664461713157
Share This Article