Celibashi paralajmëron: Trafikimi i votave në “listat e hapura” do të ndëshkohet penalisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar sot lidhur me shqetësimet e ngritura për integritetin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese për kandidatët në sistemin e “listës së hapur”.

Në një deklaratë publike, Celibashi theksoi se KQZ ka marrë masa të plota organizative, teknike dhe njerëzore për të parandaluar çdo formë manipulimi apo “trafikimi” të votave të kandidatëve individualë brenda partive dhe koalicioneve.

Ai siguroi se i gjithë procesi i numërimit dhe vlerësimit është i dokumentuar me pamje filmike dhe se çdo mospërputhje midis videos dhe rezultatit përfundimtar do të trajtohet me serioz të plotë.

“Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në ‘listën e hapur’ do të konstatohen mospërputhje mes pamjeve filmike dhe rezultatit të shpallur, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, u shpreh Celibashi.

Share This Article