Celibashi: Procesi i identifikimit nuk ka dështuar! Zero shanse që vota për X kandidat të shkojë te kundërshtari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioneri i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan ka deklaruar se ka votuar për Luçiano Boçin dhe pajisja elektronike ia ka kaluar votën Gledian Llatjas. Mirëpo, një gjë e tillë, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ka “zero shanse” që të ndodhë.

“Probabiliteti është zero, nuk ka asnjë arsye pse të ndodhë që vota për një kandidat, shkon për një tjetër”, tha Celibashi.

Përtej disa problematikave në 502 qendra votimi të identifikimit elektronik, Celibashi tha se ky proces nuk ka dështuar.

“Procesi i identifikimit elektronik nuk ka dështuar”, shtoi ai. 

Share This Article