Çelja e negociatave për Shqipërinë, Rama në OKB: Vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Rama theksoi se “stabiliteti, siguria, prosperiteti dhe demokracia e rajonit mund të garantohet vetëm nga perspektiva europiane”.

“Ndaj për këtë arsye, dhënia e përgjigjes pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ambicien e tyre për të hapur bisedimet për anëtarësim, nuk do të jetë thjesht një shpërblim bazuar në meritën e tyre, por po kështu, strategjikisht do të jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në”, tha Rama./ATSH/

Share This Article