Çelsi rikthehet në merkato, londinezët përgatisin milionat për të rikthyer në Angli talentin e Dortmund

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi i Çelsit do të jetë i lirë të ndërhyjë në merkato në muajin janar. Blutë e Londrës të cilët e kishin të bllokuar merkaton, shpëtuan nga një vendim i TAS për t’ia përgjysmuar dënimin. Kështu, pas një viti të vështirë pa përforcime, tekniku Frenk Lampard do të ketë mundësin për të shprehur dëshirat e tij.

Pas largimit të Hazard në verë drejt Real Madrid, Çelsi vuan për një zëvendësues të belgut. Si lojtari ideal për ta zëvendësuar sulmuesin, është projektuar ylli i Dortmund, Xhejdon Sanço. Presidenti Roman Abramoviç ka përgatitur një çek prej 120 milionësh për të bindur verdhezinjtë, edhe pse nuk është e lehtë që tratativa të konkludohet në janar.

Ndërkohë, që për Sançon ka edhe shumë konkurrencë nga klubet më të mëdha europiane, megjithatë londinezët kërkojnë të shfrytëzojnë lidhjen e tij me Premier League, teksa më parë 19-vjeçari ka qenë pjesë e Mançester Sitit.

Share This Article