Censi i popullsisë/ Nis më 18 shtator, pyetësori ka 100 pyetje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 18 shtator në Shqipëri nis censi i popullsisë dhe banesave 2023.

Qytetarëve do u drejtohen rreth 100 pyetje të censit, shumicës prej të cilave ata janë të detyruar t’u përgjigjen. 

Të gjithë qytetarët që do i trokasin në derë janë të detyruar t’u përgjigjen pyetjeve,” tha për RTSH-në, drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli.  

Përgjigjet me dëshirë janë vetëm për tre pyetje: për fenë, etninë dhe gjuhët, shtoi ajo.

Zonja Dhuli u shpreh se rezultati i pritshëm do të jetë një burim i plotë dhe i dobishëm për politikëbërjen në Shqipëri.

Sipas saj, informacionet do të lehtësojnë punën për hartimin e politikave që do të zbatohen në planet e ardhshme.

Instituti i Statistikave do të angazhojë në terren rreth 7 mijë persona. Ata do të mbledhin, kontrollojnë dhe përpunojnë informacionin, i cili nuk do të jetë më i printuar, sikurse në vitin 2011, por censi do të plotësohet në mënyrë elektronike.

Shqipëria organizon censin e popullsisë dhe banesave çdo 10 vite duke iu përmbajtur metodologjive të OKB-së. Rezultatet e censit pritet të publikohen në qershor 2024.

Share This Article