Censi shtyhet deri në 15 nëntor, Dhuli: Procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit

albnews
By
1 Min Read

INSTAT ka vendosur të shtyjë procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave deri në 15 Nëntor. 

Lajmin e dha Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli. Ajo tha se deri tani ecuria e procesit ka qënë e mirë, por 3 % e territorit nuk është regjistruar

Zonja Dhuli bëri të ditur se procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë dhe renditi dhe shkaqet e shtyrjes. 

Drejtoresha e INSTAT tha se procesi nuk ka kosto shtesë dhe se nuk do të ketë penalitete për qytetarët që nuk u janë përgjigjur anketuesve. 

Megjithatë ajo u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më bashkëpunues.

Censi filloi më 18 shtator dhe ishte parashikuar të përfundonte më 30 tetor. 

Share This Article