Centrali bërthamor i Zaporizhias rilidhet me rrjetin kombëtar të energjisë së Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, IAEA ka njoftuar këtë të hënë se ka përfunduar puna për rilidhjen e centralit bërthamor Zaporizhia me rrjetin kombëtar elektrik të Ukrainës, pas rivendosjes së lidhjes me linjën Ferosplavna-1.

Kjo është një nga dy linjat e tensionit të lartë që furnizojnë me energji elektrike centralin bërthamor të kontrolluar nga Rusia – kryesorja është linja 750 kV Dniprovska.

“Linja rezervë 330kV Ferosplavna-1 është rilidhur me termocentralin bërthamor Zaporizhia, pas punimeve të suksesshme të riparimit të përfunduara nga teknikët ukrainas si pjesë e armëpushimit të rënë dakord me ndërmjetësimin e IAEA-s”, theksoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një postim në platformën X.

Share This Article