• Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
ALB UK News
No Result
View All Result
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result

Ceremonia mortore për babain e Hashim Thaçit, PDK: Mungesa e ish-presidentit, një padrejtësi e madhe

albnews by albnews
18 March, 2025
in Kosova
0
Ceremonia mortore për babain e Hashim Thaçit, PDK: Mungesa e ish-presidentit, një padrejtësi e madhe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një padrejtësi të madhe. Kështu e ka cilësuar kryetari I partisë demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mosdhënien e lejes nga gjykata speciale në Hagë, për pjesëmarrjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në varrimin e të atit. Gjatë homazheve të zhvilluara në Skënderaj ku ishte i pranishëm me bashkëpartiakë të tjerë, Krasniqi e cilësoi ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit si një humbje të madhe, që bëhet edhe më e dhimbshme për shkak të mungesës së Thaçit.

Gjithashu Nasim Haradinaj nga shoqata e veteranëve të luftës së UCK, dënoi ashpër vendimin e Gjykatës speciale. Homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, ka bërë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili tha se ai simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve të tyre. Dhomat e specializuara ta Hagës thanë përmes zëdhënësit Michael Doyle se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij në Burojë të Skënderajt.

RelatedPosts

Ndërron jetë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se do t’i shkruajë një letër kryetares së speciales Ekaterina Trendafilova për t’iu ankuar lidhur me rastin.

Endrit Thaci djali i ish-presidentit pohoi gjatë një fjalimi në ceremoninë në nder të gjyshit të tij se ai kishte pritur çdo minutë që babai të hapte derën e spitalit.

“Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa ditë. Tri orë atë ditë, iu bënë një jetë. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin”, tha ai.

Javën e kaluar ish-presidenti u lejua të vizitonte të atin e shtruar në QKUK, por u shoqërua drejt Hagës menjëherë pas daljes nga spitali.

“Ai iu mbijetoi të gjitha vuajtjeve, por këto 4 vite nuk i mbijetoi dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë. Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’i hedhë një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, shtoi ai.

Previous Post

Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli?

Next Post

“Jemi miqtë më të mirë që u dashuruam”/ Rita Ora zbulon detaje të rralla mbi martesën

albnews

albnews

Next Post
“Jemi miqtë më të mirë që u dashuruam”/ Rita Ora zbulon detaje të rralla mbi martesën

“Jemi miqtë më të mirë që u dashuruam”/ Rita Ora zbulon detaje të rralla mbi martesën

Live ALBUK TV


OLIVER & HASANI
Oliver and Hasani Solicitors

MONEYGRAM VIDEO
MoneyGram Video

MONEYGRAM
MoneyGram Banner
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result