Çernobili, vendi mbi të cilin nuk duhet të fluturojnë predha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat ruse prej mbrëmjes së të enjtes kanë marrë kontrollin e Çernobilit, vendi i katastrofës bërthamore të vitit 1986 dhe një zonë që mbetet radioaktive sot e kësaj dite, duke shkaktuar shqetësim të madh nga mbikëqyrësit bërthamorë ndërkombëtarë.

Profesorja Claire Corkhill, eksperte e materialeve bërthamore në Universitetin Sheffield, raporton për disa nga rreziqet që paraqesin përleshjet ushtarake nëse ndodhin pranë zonës.

“Ky nuk është një vend ku mund të fluturojnë raketat. Çernobili përmban disa objekte për mbajtjen e mbetjeve bërthamore duke përfshirë kupolën mbrojtëse që mbulon reaktorin që u dëmtua aq keq nga shpërthimi famëkeq i 1986-ës.

Këto ndërtesa janë projektuar për të mbajtur materiale radioaktive brenda, por ato nuk janë të blinduara”, tha ajo.

Ekspertja shtoi se dëmtimi i këtyre strukturave nuk do të shkaktojë të njëjtën katastrofë si në 1986, por do të hidhte poshtë një punë 30 vjeçare për pastrimin e zonës dhe do të shpërndante hirin radioaktiv.

Share This Article