Çernobilit i ndalet energjia elektrike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania shtetërore për energji e Ukrainës ka njoftuar se sot është ndalur furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit.

Kompania “Ukrenergo” ka fajësuar ushtrinë ruse për shkatërrimin e transmisionit, e cila ka marrë me forcë kontrollin e centralit rreth 10 ditë më parë.

Kreu i monitoruesit të OKB-së për çështje nukleare ka thënë se kjo ndalesë nuk ndikon në siguri.

Ndonëse nuk është më një central funksional, Çernobili asnjëherë nuk është braktisur tërësisht dhe kërkon menaxhim të përhershëm për të evituar rrjedhjet e mundshme nukleare.

Share This Article