Mbretëresha Elizabeth II vdiq nga pleqëria, sipas ekstrakteve nga certifikata e saj e vdekjes.
Certifikata thotë se ajo vdiq në 15:10 BST në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator – ajo ishte 96 vjeç.
Rekordet Kombëtare të Skocisë publikuan certifikatën të enjten. Dokumenti u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.
Vdekja u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.
Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, dhe nënës, Elizabeth Bowes-Lyon.
BBC News konfirmoi vdekjen në orën 18:31 BST më 8 shtator pas një deklarate nga Familja Mbretërore.
Ajo deklaratë thoshte: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”.