Çertifikohet fitorja e Trump, Kongresi “vulos” rezultatin historik të zgjedhjeve presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kongresi amerikan është mbledhur sot për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2024. Ky është hapi i fundit procedurial përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, më 20 janar.

Rezultatet paraprake treguan se Trump fitoi 312 vota të kolegjit elektoral përkundrejt 226 që mori Harris.

Republikanët fituan gjithashtu shumicën në senatin amerikan dhe mbajtën një avantazh të ngushtë në dhomën e përfaqësuesve.

Rezultatet do t’i japin Trump lirinë e duhur për zbatimin e axhendës së tij të planifikuar për uljen e taksave në vend dhe goditjen e emigrantëve të paligjshëm që ndodhen në SHBA.

Demokratët nuk pritet të bëjnë ndonjë përpjekje për të bllokuar certifikimin e fitores së Trump. Ai pritet të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën si president i rradhës i SHBA-ve në 20 janar, një mandat i dytë historik i tij.

Share This Article