“Çështja “Beleri” nuk është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë”/ Meta reagon pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dënimin me dy vite burg të kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri.

Meta shkruan se çështja “Beleri” nuk është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë, por një problem thelbësor dhe skandaloz i mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë.

Po ashtu ai thekson se nuk është Beleri  që ka vonuar dhe ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, por është mazhoranca.

Postimi i Metës:

Çështja “Beleri” nuk është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Çështja “Beleri” është një problem thelbësor dhe skandaloz i mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Çështja “Beleri” është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga Kryeministri dhe nga qeveria.

Nuk është çështja “Beleri” ajo që ka vonuar dhe ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, por është ky Kryeministër dhe kjo mazhorancë që mban peng në mënyrë të qëllimshme integrimin europian të vendit

Share This Article