Albania
“Çështja Beleri, pengesë për integrimin evropian”- Deputeti i PL: Rama nuk e do anëtarësimin në BE. Kryetarët e tij vazhdojnë punën edhe pse janë të akuzuar
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e Greqisë në lidhje me çështjen Beleri, ku kanë paralajmëruar se nuk do të mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE, nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se Veto e Greqisë është një pengesë krejt e kapërcyeshme me lejimin e Belerit që ai të bëjë betimin si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.
“Ky betim i Belerit nuk pengon aspak vazhdimin e procesit gjyqësor, pikërisht njëlloj si edhe për Kryetarët e Bashkive të Edi Ramës, të cilët vazhdojnë punën si kryetare bashkie megjithëse janë të akuzuar njëlloj si Beleri”, shprehet ai.
“Rama nuk e do dhe pengon vazhdimisht anëtarësimin në BE”, theskon ai.
Reagimi i Petrit Vasilit
Sot me Belerin, dje me Ndrekon e Qarkut te Fierit,Rama mbetet gangrena e integrimit ne BE!
Sot çeshtja Beleri eshte perkthyer ne nje pengese per integrimin europian dhe konkretisht procesin e anetaresimit ne Bashkimin Europian.
Veto e Greqise eshte nje pengese krejt e kapercyeshme me lejimin e Belerit qe ai te beje betimin si Kryetar i zgjedhur i Bashkise se Himares.
Ky betim i Belerit nuk pengon aspak vazhdimin e procesit gjyqesor pikerisht njelloj si edhr per Kryetaret e Bashkive te Edi Rames, te cilet vazhdojne punen si kryetare bashkie megjithse jane te akuzuar njelloj si Beleri.
Por Rama nuk e do dhe pengon vazhdimisht anetaresimin ne BE.
Ashtu si dhjete vite me pare kur ai vetem per te zgjedhur sic donte vete Kryetarin e Keshillit te Qarkut te Fierit bllokoi, per me shume se tre vjet, tre ligjet qe perbenin detyrim per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE edhe sot po ben te njejten gje me nje sebep te ri.
Ne cdo kohe Edi Rama me qellim dhe sipas nje strategjie te qarte bllokuese krijon ngjarje, qe pengojne integrimin ne Europe te Shqiperise.
Rasti Beleri eshte njelloj si Vangjel Ndreko kandidati per kryetar keshilli per Qarkun e Fierit, qe te dy rastet te perbashket kane Edi Ramen si bllokues recidivant.
Dikur para dhjete vitesh per shkak te Edi Rames qe donte te zgjidhte me pahir nje kryetar te Qarkut e Fierit, Shqiperia humbi qindra miliona euro ndihme europiane per shkak te bllokimit te tre ligjeve.
Sot ceshtja Beleri ben qe per shkak te Edi Rames Shqiperia te bllokohet serish ne nje moment shume te rendesishem ne rrugen per anetaresim ne BE.
Mbasi u humben vite me radhe per hapjen e Negociatave per anetaresim ne BE, per shkak te Tete kushteve, qe Rama nuk i plotesonte qelklmisht e qe lidheshin me zgjedhjet e lira korrupsionin reformen ne drejtesi, hetimin e dosjeve 184 dhe 339, serish sot Rama vendos pengesen e radhes per integrimin.
Problemi i vetem pra eshte Edi Rama, as Greqia dhe as Beleri.
Nga Qarku i Fierit tek Beleri gangrena e integrimit te Shqiperise ne BE eshte dhe mbetet Edi Rama!
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania12 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK12 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports11 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania13 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
