ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë 7 hours ago
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë 7 hours ago
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor 7 hours ago
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 9 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Çështja “Beleri” shkon në Senatin amerikan

albnews by albnews
18 May, 2023
in Albania
0
Çështja “Beleri” shkon në Senatin amerikan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzuar ambasadën në Tiranë të zbardhë rastin e arrestimit te Fredi Belerit.

Bob Mendez: “Unë e kuptoj se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një element kritik për demokracinë. Une jam i shqetësuar për arrestimin nga policia shqiptare dy ditë përpara mbajtjes se zgjedhjeve lokale të Fredi Belerit një nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri. Qeveria greke na ka konfirmuar se ky akt do të ketë një impakt negative në mbështetjen e tyre në vijim për integrimin evropian të Shqipërisë. A po zbatojnë autoritetet shqiptare normat e shtetit ligjor në trajtimin e kësaj çështjeje?”

RelatedPosts

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Derek Chollet: “Jemi informuar dje për këtë çështje si unë dhe asistent sekretari i shtetit Escobar nga ambasadori grek këtu në SHBA. Menjëherë pas kësaj bisede ne jemi lidhur me ambasadën amerikane në Tiranë që të na paraqesë një tablo të plotë rreth kësaj ngjarjeje seç ka ndodhur realisht atje”.

Bob Mendez: “Unë kam këmbëngulur tek autoritetet greke për njohjen e Kosovës nga Greqia por kjo që ka ndodhur në Shqipëri dy ditë para zgjedhjeve është jashtë perceptimit tim, gjithsesi le të presim sqarime të tjera në vijim rreth kësaj situate”.

Gjatë seancës dëgjimore në Senat për Ballkanin Perëndimor nga senatori demokrat Tim Kaine u ngrit edhe çështja e trafikut të drogës.

Time Kaine: “Në takimet e mia anekënd kontinentit amerikan jam suprizuar nga influenca shumë  e madhe e grupeve të gangsterëve shqiptare pjesë e narkotrafikantëve ballkanas por me qendër kryesisht në Shqipëri. Apo bashkëpunoni ju me autoritetet ligjzbatuese shqiptare për eleminimin e këtyre rrjeteve të trafikantëve të drogës”?

Gabriel Escobar: “Kjo është një çështje serioze sepse trafiku i lëndëve narkotike nuk është i përqëndruar vetëm në Shqipëri. Të gjitha shtetet e rajonit vuajnë nga korrupsioni, institucione të dobëta ligjzbatuese që kanë lehtësuar këto aktivitete të paligjshme. Me autoritetet shqiptare po shkëmbejmë informacione për ndjekjen e këtyre trafikantëve. Me Shqipërinë në mënyrë të veçantë jemi të kënaqur të konstatojmë se njësia antikorrupsion SPAK ka shënuar përparim në këtë drejtim. Po punohet edhe me aleatët tanë evropiane që të forcojmë kapacitetet e kësaj strukture antikorrupsion që të na krijohen mundësi edhe për ekstradimet”.

Zyrtarët amerikanë theksuan se do të vijojë politika e tyre e shpalljes non grata të politikanëve të korruptuar ballkanas.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

5 October, 2025
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 October, 2025
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

5 October, 2025
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result