Çështja e Aldo Bares, Gjykata e Lartë le në fuqi dënimin e përjetshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Lartë le në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, të akuzuarin si drejtues të bandës famëkeqe të Lushnjës.

Çështja ndaj Bares, i njohur dhe si Alfred Shkurti, u rigjykua në Gjykatën e Lartë në zbatim të një vendimi të Kushtetueses të vitit 2017.

Përballja e Bares me drejtësinë ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e gjykimit.

Organizata kriminale e njohur si “banda e Lushnjës”, sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, i shënoi fillesat e saj në korrik 1977. Krijimi i saj u pasua me ngjarje të rënda kriminale, përfshi vrasjet me paramendim. Sipas prokurorisë, veprimtaria kriminale e kësaj organizate u shtri në vitet 1998-2005.

Share This Article