Çështja e detit, deklarata e kryeministrit grek: Kemi një marrëveshje me Ramën për të shkuar në Hagë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një konference me gazetarët mbajtur ditën e sotme, ka deklaruar se ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të shkuar në Hagë lidhur me çështjen e detit, por vetëm pasi sipas tij, të kenë zgjeruar kufirin me 12 milje.

Ai thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është në fakt në favor të Greqisë, teksa thotë fakti që është dakordësuar që çështja e kufirit të shkojë në gjykatën e Hagës, tregon se edhe këto çështje të mbartura mund të zgjidhen.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e kësaj marrëdhënieje, por më duket se edhe si nevojë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, të mundemi të zgjidhim problemet e pazgjidhura që kemi nga e kaluara.

Dhe dua të referohem konkretisht se edhe për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, ka një marrëveshje paraprake që të shkojmë në Hagë, por vetëm pasi ne të kemi zgjeruar kufirin tonë detar me 12 milje.

Është diçka e mirë kjo sepse tregon që çështje të tilla, mund të zgjidhen nga një organ ndërkombëtar perëndimor i drejtësisë, një zhvillim i rëndësishëm, në se do të mund ta arrijmë”, tha Mitsotakis.

Ndërkohë i pyetur nëse do t’i japë dritën jeshilë Shqipërisë për në BE, pavarësisht raportit të mirë që Edi Rama ka me presidentin e Turqisë, Mitsotakis tha: Personalisht kam një lidhje shumë të mirë me kryeministrin shqiptar, dua të jem i sinqertë, dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek, i cili duhet të mbrohet.

Dhe kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese.

Share This Article