Çështja e Presidentit/ U propozua nga LVV për kandidat, Konjufca-opozitës: Nëse nuk propozojnë asnjë emër, përcaktim i qartë i opozitës për të shkuar në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Presidentit të Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur rreth kandidaturës së tij.

Ai para mediave shtroi pyetjen se kë do e votonin partitë opozitare ndërsa shtoi se opozita mund ta propozojë edhe presidenten në largim, Vjosa Osmani.

“Ishte propozim i Vetëvendosjes dhe tani ecim përpara. Mendoj se versioni më i mirë është që edhe opozita të bëjë propozimin e vet. Pyetja që mungon këto ditë, është se partitë politike duhet të përcaktohen, nëse nuk e votoni Glauk Konjufcën, kë do ta votoni?

Sepse nëse propozon ndonjë emër tjetër, atë tjetrin në vend timin, por askush nuk propozon, as LDK, as PDK. Jam shumë kurioz të di kush është ai që ata do ta votojnë nëse nuk jam unë”, tha ai, duke shtuar:

“Le të propozojnë pra Vjosa Osmanin, ose kë do që dëshirojnë, edhe unë vet do të votoj, por ata nuk po duan të propozojnë. Konsideroj që nëse nuk e propozojnë, nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë neutral, atëherë ky është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje, nga ana e opozitës”, deklaroi Konjufca.

Share This Article