Çështja Habilaj, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, jetonte prej vitesh në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e policisë kanë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode.

Prej 4 vitesh ai jetonte në Angli, ndërsa kishte ardhur me pushime në Shqipëri. Bode u arrestuar ne shtepine e tij ne Berat.

Bode akuzohet si një nga ish-zyrtarët e policisë, ku bëjnë pjesë edhe Jaeld Çela e Gjergj Kohila, që ishte pjesë e aktiviteteve kriminale të grupit të Habiljave, në veçanti trafikun e drogës ne drejtim të Italisë.

Në prillin e këtij viti, GJKKO e dënoi Boden me 12 vite burg në mungesë, por nga gjykimi i shkurtuar i shkoi në 8 vjet.

Për përfshirje në skemën e Habiljave është dënuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Tahiri u dënua me 5 vjet  burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Trafikantë me “gradë”, efektivët e policisë që u përfshinë ndër vite në narkotrafik

Në proceset paralele më herët gjykata ka dënuar ish-shefin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës” dhe Gjergji Kohila me 8 vjet burg për “trafik të narkotikëve”

Share This Article