Çështja “McGonigal”/ “Rama ka dalë zbuluar, manipulues i sulmeve ndaj Bashës”, Kulluri: Ka nisur planin e shpifjeve për financimet ruse të PD

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se detajet e reja të publikuara rreth dosjes “McGonigal” kanë nxjerrë në pah rolin e Edi Ramës si manipulues dhe falsifikator kryesor i sulmeve dhe shpifjeve kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sipas tij tashmë është e qartë se prej vitit 2017, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë vënë në zbatim planin e shpifjeve për financimet ruse të PD.

Ai shkroi toi se në dy vitet e fundit Ramës i është bashkuar jo rastësisht edhe “revolucionari” Sali Berisha, duke shtuar se të dy kanë ecur krah për krah njëri-tjetrit në këtë rrugë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar demokratë dhe qytetarë! Duke ju referuar detajeve të publikuara nga dosja hetimore ,“Mc Gonigal”, prej medias prestigjioze Zëri i Amerikës, del në pah roli i Edi Ramës si manipulues dhe falsifikator kryesor i sulmeve dhe shpifjeve kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Për publikun, tashmë është e qartë se prej vitit 2017, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë vënë në zbatim planin e shpifjeve për financimet ruse të PD, duke financuar dhe u ndihmuar në këtë përpjekje të ulët nga ish drejtuesi i lartë i FBI, Mc Gonigal.

Në 2 vitet e fundit, Ramës i është bashkuar jo rastësisht edhe “revolucionari” Sali Berisha. Tashmë kjo është shndërruar në rrugë të zakonshme nëpër të cilën ata të dy kanë ecur krah për krah njëri-tjetrit. Një rrugëtim që ka nisur që në vitin 2008 me marrëveshjen e tyre të errët që shkelmoi ekulibrin mes pushtetit parlamentar dhe atij ekzekutiv.

Financimet e supozuara ruse, siç e dëshmon çdo ditë e më qartë drejtësia amerikane, janë një lojë e kurdisur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij. Kush i shkon nga pas kësaj loje, nuk është asgjë më tepër se zgjatim i pushtetit të Ramës, që në një formë ose tjetër, nuk harron ti shpërblejë të gjithë ata që i bashkohen në aksionin e tij kundër një PD moderne, të pakorruptuar dhe aleate të partnerëve strategjikë.

Share This Article