“Çështja Partizani”- Berisha: Edi Rama provoi se qëndron pas masave të sigurisë ndaj meje. Ja pse ka burgosur politikisht Jamarbër Malltezin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat është shprehur se sipas tij, Kryeministri Edi Rama qëndron pas masave të sigurisë së përcaktuara nga SPAK ndaj tij, në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani”.

Ndërsa e cilësoi si të burgosur politik dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili është lënë në burg po për të njëjtën çështje, Berisha thekson se kjo masë ndaj tij është marrë për shkak se “Malltezi është ndër të parët që ka denoncuar në debate televizive aferat e inceneratorëve dhe thjeshtrën e Ramës për vjedhjet në kundërshtim më Kushtetutën”.

Sali Berisha: Edi Rama dëshmoi në dalje e tij për media se është parapa aktit të vendosjes antikushtetuese të masave të sigurisë ndaj meje dhe të burgosjes së Jamarer Malltezit.

Edi Rama provojë se qëndron pas burgosje politike së Malltezit, pasi denoncoi pallatin e ndërtuar në mes të sheshit pa asnjë faturë në mënyrë korruptive dhe mafioze. Edi Rama provoi  se ka urdhëruar burgosjen e  Malltezit, pasi ka denoncuar me dhjetëra herë betonizimin e Tiranës. Malltezi është ndër të parët që ka denoncuar ne debate televizive aferat e inceneratorëvë, thjeshtrën e Ramës për vjedhjet në kundërshtim më Kushtetutën.

Share This Article