Çesk Zadeja, emri i lidhur me simbolet e kombit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka 23 vjet prejse ka ikur nga kjo botë, por jo edhe krijimet e tij të pavdekshme muzikore. “Hej ju male”, “Suita e Veriut”, “Rapsodi për violinë”, janë disa prej veprave impozante të kompozitorit shkodran, Çesk Zadeja (1927-1997).

Dekorata “Nderi i Kombit” ka qenë mënyra sesi Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka zgjedhur ta nderojë pas vdekjes kompozitorin dhe muzikantin e shquar, transmeton KOHA.

Ky titull i është ndarë me motivacionin: “Për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve muzikore artistike shqiptare; me vlerësim kompozitorit, që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën tonë kombëtare; dekanit të përhershëm të shkollës shqiptare të kompozimit si dhe artistit, i cili lartësoi me muzikën, veprën e tij artistike, pedagogjike dhe shkencore në mbarë botën, traditat dhe emrin e Shqipërisë”.

Në mjediset e Universitetit të Arteve ku ishin të pranishëm artistë, muzikantë e familjarë të kompozitorit, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka thënë se prej viteve ’50 emri i profesor Zadesë është i lidhur ngushtësisht me historinë e muzikës sonë. Sipas tij, ai qe i lidhur me dy simbolet më përbashkuese të shqiptarëve, si Himni Kombëtar dhe heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

“Orkestrimi i Himnit, që i madhi Zadeja, realizoi në vitin 1995, është kthyer sot nё një standard artistik e ligjor për interpretimin e drejtë tё tij. Ndërsa muzika legjendare e filmit ‘Skënderbeu’, Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare, si dhe e gjithë vepra e profesor Zadesë konsiderohet me të drejtë si pjesë e trashëgimisë më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë, në të gjitha kohët dhe që na bën krenarë”, ka thënë presidenti Meta.

Share This Article