Çeta e hajdutëve në burg, Erioni “bën cirk” me supë para kamerës së bashkisë (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skandalin e vjedhjes së çetës së tij përmes kompanisë “5D”, Erion Veliaj kërkon ta mbulojë me propagandë. Në fakt kjo është diçka që ai di ta bëjë mirë. Sot kryetari i Tiranës i shfaq në një qendër sociale në “Kombinat” duke servirur një drekë për disa të moshuar.

Inskenimi është i njëjtë. Veliaj del para kamerës së bashkisë dhe reciton ato që duhet të thotë. Më pas materiali i regjistruar iu dërgohet mediave për transmetim, atyre mediave që paturpësisht heshtën kur u bë publik hajdutëria e drejtorëve të tij.

Në fjalën që mbajti sot para të moshuarve, kryebashkiaku tha se vetëm po të mos bësh asnjë punë nuk gabon dhe se kush ka bërë 100 punë mirë, me siguri do të ketë edhe punë që janë me pikëpyetje.

Këto janë në fakt të vetmet argumente bajate që i kanë mbetur Erion Veliajt për të mbuluar sadopak vjedhjen e çetës së tij. Shihni videon më poshtë. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/935312888142969
Share This Article