Çfarë biseduan shqiptari i ‘American Idol’ dhe Katy Perry për Kosovën?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kimi, ylli më i ri shqiptar në ngjitje, bëri krenar të gjithë shqiptarët me performancën e tij në ‘American Idol’. Ëndrra e tij ishte të bëhej pjesë e Hollywood, duke realizuar dëshirën e nënës së tij, e cila gjithë jetën kishte dashur të këndonte dhe prej sëmundjes nuk ia kishte arritur.

Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës. Nga ‘American Idol’ ai foli në një intervistë për Prive, për të rrëfyer rrugëtimin e tij drejt ngjitjes së suksesit dhe plotësimin e ëndrrës së tij për pjesëmarrjen në ‘American Idol’.

Ai tregoi se në prapaskenë ka bërë biseda të ndryshme me Katy Perry-n, madje u shpreh se i ka treguar edhe se Kosova ka një presidente grua.

“Prapaskena ka qenë eksperienca ime më e mirë, sidomos me Katy Perry-n, kemi folur shumë gjëra rreth Kosovës, disa gjëra që nuk i ka ditur dhe disa për të cilat ka pasur njohuri, sidomos për Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën. Ka qenë njeri shumë i thjeshtë, më ka dhënë shumë këshilla. Kemi folur edhe për presidenten e Kosovës, që ajo nuk e ka ditur”, është shprehur ai.

Share This Article