ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vaji i peshkut, ja si ta përdorni kundër atakut në zemër 3 hours ago
Ish-kryebashkiaku i Tepelenes, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK 3 hours ago
Kosovë/ Uraniumi i varfëruar – trashëgimi e harruar e luftës 3 hours ago
Kosove/ Kostoja e zgjedhjeve të parakohshme 7,771,486.53 euro 3 hours ago
Britania e Madhe financon hekurudhën e re në Maqedoninë e Veriut, prej 1.9 miliard eurosh 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë dimë deri më tani për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe situatën atje

albnews by albnews
5 May, 2022
in Bota
0
Çfarë dimë deri më tani për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe situatën atje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Beteja të ashpra midis forcave ruse dhe atyre të fundit që po tentojnë të mbrojnë Mariupolin po zhvillohen në fabrikën e çelikut Azovstal, kanë thënë zyrtarët.

Siç edhe dihet tani, pavarësisht përpjekjeve për të evakuuar civilët e bllokuar në kompleksin në fjalë, qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar, duke përfshirë rreth 30 fëmijë, tha kryebashkiaku i qytetit.

RelatedPosts

Vritet në një atentat këngëtarja 22-vjeçare në Los Angeles

Vuçiq: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

Gjermania ka shpenzimet më të larta sociale në Evropë

Por çfarë dihet deri më tani për fabrikën?

Fabrika, e vendosur në jug të qytetit port të Mariupol, është “skena” e një qëndrese të ukrainasve kundër forcave pushtuese të Rusisë.

Deri kohët e fundit Azovstal ishte një lojtar kryesor në skenën globale, duke prodhuar 4 milionë tonë çelik në vit dhe duke eksportuar shumicën e tij, sipas pronarit të saj Metinvest Holding, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

Madje, nga rrokaqiejt Shard i Londrës te Hudson Yards në Manhattan deri te Ura San Giorgio e Gjenovës (e cila zëvendësoi urën e shembur Morandi), çeliku i prodhuar në Azovstal përdoret në disa nga monumentet më të njohura në botë.

Të paktën 150 punonjës janë vrarë dhe mijëra mbeten të pagjetur, tha Yuriy Ryzhenkov, CEO i Metinvest Holding, i cili zotëron fabrikën.

Para luftës, uzina punësonte 11,000 njerëz, tha ai, dhe stafi i kompanisë përfshin dinastitë familjare që kanë prodhuar çelik për aq kohë sa ata kujtojnë.

Çfarë dimë për situatën atje?

Komandanti i ushtarëve të Regjimentit Azov brenda uzinës, nënkoloneli Denys Prokopenko, thotë se brenda kompleksit ka “beteja të ashpra dhe të përgjakshme” pasi forcat ruse depërtuan në perimetrin e tij.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko tha të mërkurën “artileri të rënda dhe tanke po qëllojnë në të gjithë kalanë, aviacioni gjithashtu, anijet janë afruar dhe po qëllojnë gjithashtu mbi kala”.

Boichenko bëri të ditur se kishte 30 fëmijë të bllokuar në fabrikë që ende prisnin të shpëtoheshin.

Fundjavën e kaluar, më shumë se 100 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal dhe arritën të sigurt në Zaporizhzhia.

Luftëtarët brenda uzinës së rrethuar po “ndajnë ujë dhe ushqim” me civilët – por koha po mbaron, tha zëvendës komandanti Svyatoslav Palamar.

Të mërkurën, ministri i jashtëm ukrainas tha se uzina ende “po mbahet” pavarësisht sulmeve të pamëshirshme ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se pret të hapë korridoret e evakuimit për civilët nga uzina e çelikut Azovstal pranë Mariupol duke filluar nga e enjtja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vaji i peshkut, ja si ta përdorni kundër atakut në zemër

Vaji i peshkut, ja si ta përdorni kundër atakut në zemër

25 November, 2025
Ish-kryebashkiaku i Tepelenes, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Tepelenes, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

25 November, 2025
Kosovë/ Uraniumi i varfëruar – trashëgimi e harruar e luftës

Kosovë/ Uraniumi i varfëruar – trashëgimi e harruar e luftës

25 November, 2025
Kosove/ Kostoja e zgjedhjeve të parakohshme 7,771,486.53 euro

Kosove/ Kostoja e zgjedhjeve të parakohshme 7,771,486.53 euro

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result