ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves 2 hours ago
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën 2 hours ago
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin 2 hours ago
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan 2 hours ago
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë dimë deri tani mbi krizën në Ukrainë?

albnews by albnews
24 January, 2022
in Bota
0
Çfarë dimë deri tani mbi krizën në Ukrainë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Papa Françesku bëri thirrje sot për zhvillim e një dite lutjesh për paqe, të mërkurën më 26 janar. Papa tha se lutjet do t’i drejtohen çdo veprimi e iniciative politike që i shërben vëllazërisë mes njerëzve dhe jo interesave partiake. Duke folur pas lutjes së tij javore në Vatikan ai tha se: “Kushdo që ndjek qëllimet e veta në dëm të të tjerëve, shpërfill thirrjen e tij si njeri, sepse të gjithë jemi krijuar të jemi vëllezër“.

Britania akuzoi Rusinë të shtunën për komplot për të zëvendësuar qeverinë e Ukrainës me një tjetër, miqësore ndaj Rusisë. Ministria e Jashtme britanike përmendi një kandidat të mundshëm që do të drejtonte qeverinë, për të cilin tha se Rusia po e shqyrton si mundësi, por nuk dha prova për të mbështetur pretendimet e saj.

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Në një postim në Twitter të shtunën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkruante se ai autorizoi Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë të dërgojnë raketa antitank dhe anti-ajrore të prodhuara nga SHBA në Ukrainë, ndërsa tensionet Ukrainë-Rusi vazhdojnë të përshkallëzohen.

Zoti Blinken falënderoi gjithashtu ish-republikat sovjetike dhe anëtarët e NATO-s për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës të shtunën se nuk është marrë asnjë vendim, kur u pyet nëse familjet e personelit të ambasadës amerikane në Ukrainë janë urdhëruar të nisin evakuimin prej ditës së hënë. Agjencitë e lajmeve CNN dhe Fox News njoftuan të shtunën se Ambasada e SHBA-së në Kiev i kërkoi Departamentit të Shtetit autorizimin për të lejuar të gjithë stafin jo thelbësor dhe familjet e tyre të largoheshin.

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth 90 minuta të premten në Gjenevë për të diskutuar mbi Ukrainën, në një kohë kur diskutimet mbi këtë çështje nuk kanë shënuar asnjë përparim. Të dy zyrtarët refuzuar të lëvizin nga qëndrimet e tyre kryesore, por thanë se do të vazhdojnë bisedimet.

Perëndimi po kërkon që Rusia të tërheqë trupat dhe armët e saj nga kufiri me Ukrainën, ndërsa Moska po ushtron trysni që NATO të kufizojë operacionet e saj në Evropën Lindore dhe Qendrore. Rusia gjithashtu këmbëngul që aleanca perëndimore të mos lejojë Ukrainën të bëhet anëtare e NATO-s, një kërkesë që SHBA-ja e quan të papranueshme.

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, sikurse në Bjellorusi dhe Krimenë e pushtuar./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

3 December, 2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

3 December, 2025
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

3 December, 2025
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result