• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 1, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Çfarë do të ndodhë këtë vit në Evropë? Ja cilët janë 4 skenarët

Çfarë do të ndodhë këtë vit në Evropë? Ja cilët janë 4 skenarët

by albnews
13 January, 2022
in Bota
0
1
VIEWS

Nga Cas Mudde

“Internazionale”

Viti 2021 filloi me shpresën se prodhimi i një vaksine anti–Covid do t’i jepte fund pandemisë, por përfundoi me një variant të ri të koronavirusit dhe frikën në rritje se Covid-19 do të qëndrojë me ne përgjithmonë.

Si në media ashtu edhe në politikë, viti që sapo lamë pas u dominua sërish nga virusi dhe pandemia. Dhe me shumë mundësi, do të jetë sërish kështu edhe këtë vit. Duke parë vitin 2021, mund të identifikohen të paktën 4 elementë dhe tendenca, të cilat do të vazhdojnë të ndikojnë në politikën evropiane gjatë gjithë vitit 2022.

Mungesa e një orientimi të qartë elektoral

Vitet e fundit janë botuar shumë artikuj mbi “fundin e populizmit” apo mbi “rikthimin e së majtës”, të cilët në shumicën e rasteve kanë paraqitur “prova” të përzgjedhura me kujdes për të mbështetur tezën e tyre, duke nxjerrë në pah disa rezultate dhe shpërfillur të tjerat.

Nëse do të fokusohemi tek 4 zgjedhjet më të rëndësishme parlamentare që u zhvilluan në Bashkimin Evropian – Bullgari, Republikën Çeke, Gjermani dhe Holandë – shohim rezultate shumë të ndryshme. E majta ka fituar në fakt vetëm në Gjermani, ndërsa mbetet e qëndrueshme në Holandë, ka humbur shumë në Bullgari (mbi 3 palë zgjedhje), dhe është zhdukur plotësisht në Republikën Çeke.

Po kështu, “e djathta e moderuar” (çfarëdolloj kuptimi që ka ende ky term në shekullin XXI) ishte humbësja më e madhe në Gjermani, por pati një triumf të bujshëm në Bullgari dhe Republikën Çeke. Por krahasuar me kulmin e vitit 2017 (i arritur në vazhdën e “krizës së refugjatëve”), populizmi i krahut të djathtë po humbet pikë në 3 shtete, teksa po fiton terren në Holandë.

Pra me përjashtim të Holandës, 3 shtetet e tjera të lartpërmendura, kanë qeveri koalicioni dhe kryeministra që u përkasin grupeve të ndryshme politike në Parlamentin Evropian. Shtatë zgjedhje parlamentare janë planifikuar të mbahen këtë vit në shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe disa zgjedhje të rëndësishme presidenciale, veçanërisht në Francë.

Po t’i hedhim një sy sondazheve, tabloja mbetet kaotike dhe nuk shfaqet asnjë prirje e qartë, përveç ndoshta asaj të fragmentimit të vazhdueshëm. Në fakt, mbështetja për partitë më të mëdha mbeti e qëndrueshme gjatë vitit të kaluar. Edhe nëse lindin qeveri të reja, është e vështirë të parashikohet nëse ato do të jenë kryesisht të majta, të djathta, të moderuara apo populiste.

Polarizim mbi masat kundër Covid-19

Ndërsa shumica e qytetarëve në të gjitha vendet e Evropës, mbështesin masat kryesore të qeverive kundër Covid-19, pakicat kundërshtare po radikalizohen gjithnjë e më shumë. Në vendet ku nuk është në pushtet, e djathta ekstreme është bërë zëri kryesor i disidentëve, të cilët mbeten një grup shumë heterogjen, që bashkohen me sa duket vetëm nga mosbesimi i përbashkët ndaj qeverive.

Ndërsa shumë parti të ekstremit të djathtë, ishin ndër të parat që kërkuan masa kufizuese në fillim të vitit 2020, shumica kanë ndryshuar pozicionin e tyre,duke vazhduar ta minimizojnë kërcënimin e virusit, madje ndonjëherë duke mohuar edhe ekzistencën e tij.

Ndërsa masat kufizuese janë ende në fuqi, ndonjëherë edhe më të rrepta sesa në të kaluarën, protestat janë shtuar dhe bërë më të shpeshta. Aktivistët dhe grupimet e ekstremit të djathtë,janë veçanërisht aktivë në këto mobilizime, por nuk ia kanë dalë të marrin kontrollin e tyre siç ndodhi me protestat kundër refugjatëve në vitet 2015-2016.

Duke pasur parasysh vëmendjen jo–proporcionale që i kanë kushtuar kësaj pakice të zhurmshme media dhe politika, pandemia është shndërruar në temën qendrore të fushatave populiste të ekstremit të djathtë. Gjithsesi, konsensusi i gjerë mbi politika më të ashpra ndajmigracionit, dhe kundërshtimi i tyre ndaj kufizimeve shtetërore, i pengon ata të mobilizohen seriozisht mbi dy parimet e tyre thelbësore, nacionalizmin dhe autoritarizmin.

Ndonëse ka shumë të ngjarë që viti 2022 të ushqejë zhgënjim dhe intolerancë ndaj pandemisë dhe masave kufizuese, mund të supozohet se e djathta ekstreme do përpiqet të vendosë nëplan të dytë lëvizjen kundër vaksinimit, por pa arritur të grumbullojë një mbështetje më gjerë mbi temën e luftës kundër emigracionit.

Pandemia nuk e ka ndryshuar botën

Në vitin 2021, disa artikuj sensacionalë e paraqitën Covid-19 si një ngjarje revolucionare, që do të ndryshonte rendin botëror, por ndoshta edhe vetë botën njëherë e përgjithmonë. Megjithatë, gati 2 vjet pas fillimit të pandemisë, “Bota 2.0” duket shumë e ngjashme me “Bota 1.0”, të paktën në aspektin politik.

Jo vetëm që janë shfaqur pak parti apo koalicione të reja, por shumica e qeverive mbeten të dominuara nga formacionet që ekzistonin përpara pandemisë dhe të gjitha krizave të tjera të shekullit XXI. Dhe nëse i referohemi rolit të shtetit, nuk ka pasur një “rivendosje të madhe”.Kjo nuk do të thotë se duhet hedhur poshtë mundësia teorike e një “bote të re post-pandemike”. Por për momentin ky është vetëm spekulim, pa asnjë provë për ndryshime vendimtare në qëndrime, politika apo rezultate të zgjedhjeve. Përkundrazi, duket se ka një grupim gjithnjë e më të madh njerëzish që e kanë lënë pas pandeminë, apo që duan taharrojnë sa më parë atë.

Dhe kjo do të dobësojë më tej efektivitetin e politikave të qeverive. Pyetja kryesore në periudhën afatshkurtër dhe atë afatmesme, është nëse pandemia do të ketë ende pasoja të rëndësishme ekonomike, dhe më e rëndësishmja, si do të reagojnë qeveritë kombëtare dhe Bashkimi Evropian.

Tani për tani, pak udhëheqës politikë kanë bërë thirrje për masa shtrënguese, por situata mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Por duke pasur parasysh faktin që edhe kriza e madhe e vitit 2008 pati efekte tejet modeste në politikën evropiane (kryesisht një ringjallje e përkohshme e partive populiste, dhe një dobësim strukturor i qendrës së majtë), nuk është e thënë që vështirësitë ekonomike që solli pandemia ta transformojnë rrënjësisht kontinentin evropian.

Bashkimi Evropian:Nga Brexit tek demokracia joliberale

Pas vitit 2016, Brexit ka dominuar prej kohësh shqetësimet e BE-së. Megjithëse u duk sikur procesi kishte përfunduar me marrëveshjen e tregtisë dhe bashkëpunimit BE-Britani të dhjetorit 2020, problemet e fundit me tranzitin e mallrave midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe, e kanë rikthyer këtë çështje në krye të axhendës politike.

Por tashmë duket se Brukseli e ka kuptuar se kërcënimi i vërtetë për ekzistencën e tij vjen nga lindja. Sulmi kundër demokracisë liberale në Hungari dhe Poloni, ka çuar në marrjen e disa masave konkrete, nga dëbimi de facto nga Partia Popullore Evropiane (PPE) e partisë Fidesztë kryeministrit hungarez Viktor Orban (edhe pse ishte Orban, ai që e tërhoqi vetë Fidesz nga PPE që në mars), deri në vendimin më të fundit për të bllokuar dhjetëra miliarda euro fonde të destinuara për Budapestin dhe Varshavën.

Për më tepër, qeveritë e reja në Gjermani dhe Holandë, kanë përfshirë në programet e tyre një referencë të qartë mbi rëndësinë që ka në vendet e unionit respektimi i shtetit të së drejtës.

Ndërsa partitë jo–liberale nuk humbën shumë terren gjatë vitit 2021, dy politikanë të shquar nga ky grupim janë larguar nga qendra e vëmendjes.

Në tetor Andrej Babis humbi zgjedhjet dhe udhëheqjen e Republikës Çeke. Në Austri, Sebastian Kurz dha dorëheqjen nga posti i tij si kancelar dhe pak ditë më vonë njoftoi tërheqjen e tij nga politika, ndërsa vazhdojnë hetimet ndaj tij për korrupsion. Këtë vit mund tërrëzohen nga pushteti shumë populistë.

Në këtë kuptim, zgjedhjet në Francë, Hungari dhe Slloveni do të jenë shumë të rëndësishme.

Vëmendja kryesore do të jetë tek Franca, ku skenari më i mundshëm është një tjetër përballje në raundin e dytë midis presidentit aktual Emmanuel Macron dhe lideres së së djathtës radikale Marine Le Pen.

Mund të ketë një fitore të re të Macron,edhe pse me një diferencë më të vogël sesa në vitin 2017. Megjithatë, ngritja e kandidatit të ri të ekstremit të djathtë Eric Zemmour në raundin

e parë do të dobësojë pozitat e Marine Le Pen, që mund të mbetet jashtë garës për në raudnine dytë, duke pasur parasysh rritjen në sondazhe javët e fundit të Valérie Pécresse, kandidate epartisë së qendrës së djathtë, Les Républicains (Republikanët).

Previous Post

Sindroma britanike: Të zhgënjyer, por jo të penduar për Brexit

Next Post

Viktimat e të pa vaksinuarve

albnews

albnews

Related Posts

“Bota po bëhet më e rrezikshme, Putin duhet penguar” – Britania do blejë avionë për të qëlluar me armë bërthamore
Bota

“Bota po bëhet më e rrezikshme, Putin duhet penguar” – Britania do blejë avionë për të qëlluar me armë bërthamore

1 June, 2025
PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar
Bota

Vendet më spektakolare në botë

1 June, 2025
PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar
Bota

PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar

1 June, 2025
Next Post
Viktimat e të pa vaksinuarve

Viktimat e të pa vaksinuarve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Momente dramatike në brigjet e Spanjës – anija përmbyset me migrantë, të paktën shtatë të vdekur

Momente dramatike në brigjet e Spanjës – anija përmbyset me migrantë, të paktën shtatë të vdekur

31 May, 2025
“Defender Europe 2025” vlerësohet si moment historik për ushtrinë e Kosovës

“Defender Europe 2025” vlerësohet si moment historik për ushtrinë e Kosovës

31 May, 2025
Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

31 May, 2025
Superkompjuteri zgjedh formacionin e kombinuar për finalen e Ligës së Kampionëve

Superkompjuteri zgjedh formacionin e kombinuar për finalen e Ligës së Kampionëve

31 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4770 shares
    Share 1908 Tweet 1193
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2421 shares
    Share 968 Tweet 605
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1877 shares
    Share 751 Tweet 469
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1820 shares
    Share 728 Tweet 455
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1703 shares
    Share 681 Tweet 426
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM