Njerëzit shpesh ëndërrojnë një grumbull ose një fluks të papritur parash
Nëse keni ëndërruar para, zakonisht ka një konotacion pozitiv, sepse shpall fitime.
Megjithatë, mund të ketë edhe një konotacion negativ, në kuptimin që ju presin disa shpenzime të papritura.
Nëse shihni para në ëndërr, kjo simbolizon pasurinë e papritur.
Mund të ndodhë që të jetë një trashëgimi që nuk e keni pritur, por që do të sjellë konfuzion të madh në jetën tuaj, transmeton Telegrafi.
Ëndërroni se ke keni fituar para?
Nëse në ëndërr merrni para, kjo do të thotë se do të keni shpenzime të mëdha. Ndoshta sugjeron që ju nevojitet për diçka dhe i shtyni me forcë këto shpenzime.
Njerëzit që mbajnë në mend ëndrrat kanë aktivitet të ndryshëm të trurit dhe fakte të tjera deri te të cilat deri tani shkenca ka arritur
Lexo po ashtu
Njerëzit që mbajnë në mend ëndrrat kanë aktivitet të ndryshëm të trurit dhe fakte të tjera deri te të cilat deri tani shkenca ka arritur
Reklama
Ëndërroni se po jep para?
Nëse i jepni para dikujt në ëndërr, kjo tregon se ekziston mundësia për të fituar. Vetë fakti që jeni gati t’i bëni diçka dikujt, do të jetë mirë në këmbim.
Të ëndërrosh që ke gjetur paratë e humbura të dikujt tjetër
Kur në ëndërr gjeni para, të cilat nuk janë tuajat, do të thotë se po merrni meritat e të tjerëve në jetën tuaj dhe se do të vuani për to pas njëfarë kohe.