Hamasi është një organizatë islamike, ku njëra nga degët e saj është grup i armatosur ushtarak që u krijua në vitin 1987, që vjen nga Vëllazëria Myslimane, një grup islamik sunit që u themelua në fund të viteve 1920 në Egjipt.
Fjala “Hamas” është në vetvete një akronim për “Harakat Al-Muqawama Al-Islamia” ose ndryshe Lëvizja e Rezistencës Islame.
Grupi, si shumica e fraksioneve dhe partive politike palestineze, pretendon dhe këmbëngul se Izraeli është një fuqi pushtuese dhe se po përpiqet të çlirojë territoret palestineze. Ai e konsideron Izraelin një shtet të paligjshëm.
Refuzimi i saj për të njohur Izraelin është një arsye pse Hamasi ka hedhur poshtë bisedimet e paqes në të kaluarën.
Në vitin 1993, grupi kundërshtoi Marrëveshjen e Oslos, një pakt paqeje midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).
Grupi e paraqet veten si një alternativë ndaj Autoritetit Palestinez (PA), i cili ka njohur Izraelin dhe është angazhuar në iniciativa të shumta të dështuara paqeje me të.
Autoriteti i Palestinez udhëhiqet sot nga Mahmoud Abbas dhe është e vendosur në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Ndërkohë Hamasi kontrollon Rripin e Gazës, një enklavë që është shtëpia e rreth 2 milionë palestinezëve dhe është shpesh vendi i viktimave civile gjatë luftimeve midis militantëve dhe forcave izraelite, transmeton CNN.
Hamasi ndër vite ka marrë përsipër shumë sulme ndaj Izraelit dhe është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli. Izraeli akuzon armikun e tij kryesor, Iranin, për mbështetjen e Hamasit.