Çfarë duhet të dini për takimin mes Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vladimir Putin ka thënë se Rusia po shqyrton dhe diskuton bashkëpunimin ushtarak me Korenë e Veriut, pas samitit në të cilin lideri Kim Jong Un miratoi luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Udhëheqësit u takuan në Kozmodromin Vostochny në lindjen e largët të Rusisë, ndërsa të dy vendet përballen me izolim ndërkombëtar.

Moska ka nevojë për furnizime të reja municionesh dhe predhash pas më shumë se 18 muajsh lufte në Ukrainë, e cila ka lënë ushtrinë e saj të goditur, ndërsa Koreja e Veriut, e cila është përballur me vite të tëra me sanksione ndërkombëtare për programin e saj të armëve bërthamore, pothuajse i mungon gjithçka.

Kim mbështeti pushtimin e Rusisë: Pa përmendur emrin e Ukrainës, Kim tha se “ushtria ruse dhe populli i saj do të trashëgojnë traditën e shkëlqyer të fitores” dhe do të demonstrojnë reputacionin e tyre në vijën e parë të “operacionit ushtarak”, shprehja eufemike që përdor Moska për të përshkruar pushtimin e paligjshëm.

 “Unë do të qëndroj gjithmonë me Rusinë,” tha Kim, duke lavdëruar Moskën që “u ngrit kundër forcave hegjemoniste për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj”, një referencë e mbuluar për Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin.

Çfarë kërkon Koreja e Veriut në këmbim: Putin sinjalizoi gatishmërinë për të ndihmuar Korenë e Veriut në zhvillimin e programit të saj hapësinor dhe satelitor.

Koreja e Veriut e ka në plan të parë teknologjinë hapësinore – por ka disa rrugë për të bërë, pasi u përpoq dhe dështoi dy herë këtë vit për të lëshuar një satelit spiun në orbitë.

Kim ka theksuar gjithashtu rolin e satelitëve ushtarakë si një mjet për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe stabilitetin territorial dhe ka folur për vlerën e tyre strategjike.

Ofrimi i kësaj teknologjie nga ana e Koresë së Veriut do të ishte në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare, që synojnë të pengojnë aftësinë e Phenianit për të ndërtuar një armë bërthamore plotësisht funksionale dhe forcë raketore balistike.

Në qendër të takimit ishte eksplorimi i hapësirës: Të dy liderët inspektuan kompleksin ku Rusia planifikon të lëshojë gjeneratën e ardhshme të anijeve kozmike. Objektet u ndërtuan për të për të kryer përgatitjet para nisjes, dhe operacionet pas nisjes, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Takimi në portin lindor të Rusisë është veçanërisht provokues sepse sugjeron që Putini mund të ofrojë teknologjinë e lëshimit satelitor që shkel sanksionet në këmbim të municioneve të Koresë së Veriut që Moska do të përdorte në luftën e saj të paligjshme në Ukrainë,” shprehet Leif-Eric Easley, profesor i studimeve ndërkombëtare në Universiteti Eëha Ëomans në Seul.

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike: Disa orë përpara samitit, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat jashtë bregut lindor të Gadishullit Korean.

Analistët thonë se është e pazakontë që Pheniani të kryejë veprime të tilla ndërsa Kim është jashtë vendit, 

Koreja e Veriut mund të synojë “të tregojë se ushtria ruan gatishmërinë me komandë dhe kontroll të pandërprerë”, tha Easley, profesor i studimeve ndërkombëtare. CNN.  

Share This Article