ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 4 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 4 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 4 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 4 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?

albnews by albnews
30 September, 2025
in Bota, UK
0
Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tony Blair, njeriu me “shtatë jetë”, rimishërimi i tij më i fundit do të jetë si “prokonsulli” i Donald Trump për Gazën. Ish-kryeministri britanik është përfshirë si një nga anëtarët e komitetit që do të udhëheqë tranzicionin pas lufte në Rripin e Gazës. Blair nuk do të jetë pikërisht “guvernatori i Gazës” që për një moment u përfol, por emri i tij është i vetmi që përmendet shprehimisht në propozimin për paqe, dhe për këtë arsye, pa dyshim, do të luajë një rol kyç në përcaktimin e së ardhmes së Gazës.

Blair ka një histori të gjatë me Lindjen e Mesme, dhe jo gjithçka, përkundrazi shumë pak, hedh dritë pozitive mbi të. Kur sapo kishte lënë Downing Street-in në vitin 2007, ai shpalli se do të merrte postin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Lindjen e Mesme: një zgjedhje e kuptueshme, duke qenë se nuk donte të rrinte duarkryq. ishte vetëm 54 vjeç dhe ishte ende herët për pension.

RelatedPosts

Starmer arrin nivelin më të ulët rekord të vlerësimit

‘Zbërthehet’ Trump: Pse i zhvendosa nëndetëset bërthamore pranë Rusisë, ja fjala e rrezikshme që s’duhej përdorur

Reforma drastike në Pentagon: Pa gjeneralë të shëndoshë, pa mjekra, vetëm standarde lufte

Por edhe atëherë pati skepticizëm ndaj këtij emërimi: në atdhe, Blair ishte diskredituar rëndë për shkak të mashtrimeve që çuan Britaninë në Luftën e Dytë të Gjirit kundër Saddam Husseinit, në vitin 2003. Jo pikërisht një rekomandim i mirë për një njeri që do të merrej me çështjet e Lindjes së Mesme.

Si i dërguar i posaçëm, Blair qëndroi në detyrë deri në vitin 2015: një mandat i pafrytshëm, që në thelb u reduktua në qëndrime në hotele luksoze në rajon. Por kjo eksperiencë i siguroi kontakte dhe hyrje të rëndësishme, që do t’i shërbenin më vonë, kur krijoi Tony Blair Institute, një biznes konsulence i quajtur ndryshe si “McKinsey i qeverive”. Ndër klientët me të cilët nënshkroi kontrata të majme, përfshiheshin sheikët e Gjirit dhe shtete me reputacion të dyshimtë, duke nisur nga diktatura egjiptiane e Al-Sisit te satrapitë e Azisë Qendrore. Këto lidhje i sollën Blair-it shumë kritika, por ai kurrë nuk u shqetësua për këtë: pecunia non olet (paraja nuk ka erë) dhe aroma e parave ka qenë gjithmonë ajo që e ka tërhequr. Me konferenca, fjalime, libra dhe aktivitetin e institutit të tij, u bë shumë shpejt multimilioner.

Që ish-kryeministri ka një fiksim me Lindjen e Mesme, u pa edhe disa muaj më parë, kur doli se Instituti i tij, së bashku me administratën amerikane dhe biznesmenë izraelitë, po punonte për një projekt fantastik të quajtur Riviera e Gazës, që synonte ta kthente Rripin në një “Dubai të ri”, me ishuj artificialë përballë bregut. Pasi doli lajmi, Instituti u përpoq të distancohej në mënyrë të sikletshme, duke mohuar që plani përfshinte deportimin e palestinezëve.

Megjithatë, duket se vizionet e Blair-it kanë lënë mbresa te Trump, i cili ka vendosur ta caktojë ish-kryeministrin britanik në qendër të procesit të rindërtimit të Gazës. Dhe nuk duhet të habitemi që një ish-lider laburist është në një mendje me një president që përfaqëson populizmin e djathtë: Blair gjithmonë ka qenë një politikan post-ideologjik, që mendonte se nuk ka rëndësi nëse një zgjidhje është e majtë apo e djathtë, mjafton të funksionojë.

Blair mezi priste të rikthehej në skenë. Për një dekadë të tërë, në Britani ishte bërë “i pashqiptueshëm”, i rrënuar nga dështimi në Irak dhe i urryer si nga e djathta ashtu edhe nga e majta, simbol i një politike cinike dhe i një globalizmi që kishte dalë nga moda. Por prej disa vitesh kishte nisur një proces rehabilitimi i tij, në shkretëtirën e ideve që është bërë Partia Laburiste. Dhe kështu gradualisht u kthye në një këshilltar të padukshëm të qeverisë aktuale të Keir Starmer-it, që ka ftuar pranë vetes figura kyçe nga periudha e Blair-it. Por një rol në prapaskenë nuk mjaftonte për të dhe tani Gaza (dhe Trump) i japin mundësinë që të rikthehet si protagonist.

/Corriere Della Sera

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result