• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Çfarë është e pakthyeshme pas një viti pandemik

Çfarë është e pakthyeshme pas një viti pandemik

by albnews
27 May, 2021
in Bota
0
2
VIEWS

Nga Salman Rushdie

Në librin e saj të famshëm “Sëmundja si metaforë”, Susan Sontag – vetë një e mbijetuar nga kanceri, e cila vite më vonë u prek nga një tjetër tumor – na paralajmëroi që të mos e shohim shëndetin e keq si një metaforë të disa të sëmundjeve të tjera sociale.

”Unë mendoj se sëmundja nuk është një metaforë, dhe kjo është mënyra më e vërtetë për ta trajtuar këtë sëmundje“–shkroi ajo. Por ndërsa pandemia globale nisi të përhapej me shumë vrull vitin e kaluar, shumë njerëz nuk arritën që të zbatojnë këshillën e saj.

Zërat të ndryshëm, nga një zëdhënës të Shtetit Islamik, sportisti i njohur amerikan HulkHogan dhe deri tek pastori konservator nga Florida, Rick Wiles, deklaruan se virusi ishte një ndëshkim nga Zoti. Zëra të tjerë, me një përmasë më shumë ambientaliste, sugjeruan se pandemia ishte hakmarrje e natyrës ndaj racës njerëzore.

Edhe pse të them të drejtën, kishte zëra më të fortë që paralajmëronin kundër antropomorfizimit të “Nënës Natyrë”. Ndërkohë qarkulloi edhe ideja e vjetër se raca njerëzore është virusi, nga i cili Toka po përpiqet ta marrë veten.

Politikanët e cilësuan pandeminë si një luftë. Arundhati Roy e quajti atë “një portal, një portë hyrëse midis një bote dhe botës tjetër”. Dhe pati shitje rekord të romanit “Murtaja” të shkrimtarit francez Albert Camus, botuar për herë të parë në vitin 1947.

Unë nuk bleva asnjërën prej tyre, dhe asgjë që shkruhej rreth ndëshkimit hyjnor ose tokësor, apo mbi ëndrrat për një të ardhme më të mirë. Shumë njerëz donin të mendonin se disa të mira do të dilnin nga ky tmerr, se ne si specie do të mësonim në një fare mësime disa leksione të virtytshme, dhe do të dilnim nga bllokimet si flutura të shkëlqyera të Epokës së Re, duke krijuar më me elegancë, me më pak lakmi, më me mençuri nga pikëpamja ekologjike, duke qenë shoqëri më pak raciste, më pak kapitaliste, dhe më shumë gjithëpërfshirëse.

Kjo më dukej, dhe më duket ende si një mënyrë të menduari utopik. Koronavirusi nuk më bëri përshtypje si ndonjë paralajmërues i socializmit. Strukturat e fuqisë botërore dhe përfituesit e tyre, nuk do t’i dorëzohen lehtë një idealizmi të ri.

Nuk mund të mos më dukej e çuditshme nevoja jonë e çuditshme, për ta imagjinuar të mirën që del nga e keqja. Evropa në kohën e epidemisë së Vdekjes së Zezë, dhe më vonë Londra gjatë Murtajës së Madhe, nuk ishin plot me njerëz që përpiqeshin të shihnin anën pozitive të gjërave. Njerëzit ishin shumë të zënë me përpjekjet për të mos vdekur.

Ne nuk jemi rastësisht speciet dominuese në këtë planet. Ne kemi aftësi të mëdha për mbijetesë. Dhe do të mbijetojmë. Por dyshoj se do të ketë një revolucion social, të nxitur nga leksionet që do të na lërë kjo pandemisë. Por nga ana tjetër e është e sigurt se dikush mund të shpresojë për përmirësimin e gjërave dhe të luftojë për këtë, dhe ndoshta fëmijët tanë do ta shohin – ose do ta bëjnë – më të mirë këtë botë.

Është një pjesë e tragjedisë sonë, që në këtë kohë krize ne jemi të mallkuar, në shumë vendetë botës, përfshirë 3 vende që i kam më shumë për zemër, të kemi në krye udhëheqës cinikëdhe me mendje të mbrapshta. Në Indi, qeveria e Narendra Modi e përdori pandeminë për t’ua hedhur fajin myslimanëve.

Në Britani, Boris Johnson (megjithëse u sëmur vetë nga virusi), e trajtoi krizën me njëpaaftësi epike, duke minimizuar në fillim rreziqet, duke reaguar shumë pak dhe shumë vonë,dhe duke vazhduar të luante kartën kundër emigracionit të mbështetësve të Brexit, pavarësisht nga fakti se mjekët dhe infermierët që u kujdesën në spital ishin emigrantë, dhe nga faktit tjetër se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik, varet në tërësi nga aftësitë dhe guximi i tyre.

Dhe në Amerikën e Donald Trump, ku asgjë nuk ishte më e paimagjinueshme, dhe pavarësisht sesa poshtë ra ai dhe ndjekësit e tij, ekzistonte gjithmonë një nivel edhe më i ulët për t’u zhytur. Në Trumpistan, virusi (ashtu si gjithçka tjetër) u politizua, u minimizua si rrezik, u quajtur një hile e demokratëve; u tallën shkencëtarët, dhe reagimi i dobët i administratës ndaj pandemisë u la në hije nga një mori gënjeshtrash.

Mbështetësit e Trump bullizuan ata që mbanin maska, numri i të vdekurve u rrit frikshëm, teksa këta të fundit nuk patën as respektin më minimal nga një sharlatan i dashuruar me vetene tij dhe që pretendonte, përballë të gjitha provave për të kundërtën, se po e bënte sërish madhështore Amerikën.

Riparimi i dëmeve të shkaktuara nga këta njerëz në këto kohë, nuk do të jetë i lehtë. Unë mund të mos i shoh sa të jem gjallë. Mund të duhet një brez ose më shumë. Dëmi social i vetë pandemisë, frika nga jeta jonë e vjetër sociale, në bare dhe restorante, salla vallëzimi dhe stadiume sportive, do të kërkojë kohë për t’u zhdukur (edhe pse një përqindje njerëzish duket se nuk kanë më frikë).

Ne do të përqafohemi dhe puthemi sërish. Por a do të shihen më filma në kinema? A do të ketë librari? A do të ndihemi mirë në vagonat e metrove të mbushura me njerëz? Dëmi social, kulturor dhe politik i këtyre kohëve, thellimi i përçarjeve tashmë të thella në shoqëritë eshumë pjesëve të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë, do të zgjasin më shumë.

Nuk do të ishte e ekzagjeruar të thuhet se ndërsa i shohim nga afër ato hendeqe, kemi filluar që t’i urrejmë njerëzit në anën tjetër. Kjo urrejtje është e nxitur nga cinikët dhe ajo ushqehet pothuajse çdo ditë në mënyra të ndryshme. Nuk është e lehtë të shohësh se si mund të kapërcehet kjo humnerë, se si dashuria mund ta gjejë një mënyrë për ta bërë këtë.

Shënim: Salman Rushdie, është një romancier, eseist dhe shkrimtar i njohur iranian. Kjo ese është shkëputur nga libri i tij i fundit “Gjuhët e së vërtetës:Ese 2003-2020”. /

“The Washington Post”

Previous Post

BE nis procesin gjyqësor kundër AstraZeneca

Next Post

Gaza: Morali dhe realiteti

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
Gaza: Morali dhe realiteti

Gaza: Morali dhe realiteti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM