ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

albnews by albnews
10 May, 2025
in Albania
0
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vajza e shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit, ka zbuluar një intervistë të të atit në vitin 1995, ku ai flet për prezencën e tij në Partinë Socialiste.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Elona ka paraqitur një përgjigje të shkrimtarit ndaj pyetjes së gazetarit, se sa çmohej prezenca e tij në PS nga ana e vetë PS-së.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Dritëroi thotë se prezenca e tij do të çmohej nga çdo parti, pasi ishte një figurë e njohur dhe popullore.

Ai thotë më tej se kishte një botëkuptim socialist, teksa shtoi se edhe brenda vetë PS-së bënte vërejtje dhe kritika për gjërat që nuk i pëlqenin.

Në një intervistë të vitit 1995, Dritëroin e pyet gazetari: “Sa çmohet prezenca juaj në PS nga ana e vet PS-së?”

“Ta lëmë modestinë. Prezenca ime në çdo parti do të çmohej, pasi unë jam një figurë shumë e njohur dhe tepër popullore. Për mua tregojnë historira, proverba dhe anekdota. Shkrimet e mia i lexojnë të gjithë: edhe ata që më duan, edhe ata që nuk më duan. Unë, kur futem në kafe dhe klube nuk më lënë të paguaj për asnjë gotë dhe për asnjë filxhan! Megjithëse nuk paguaj, e ndiej veten në vështirësi. Vështirësi në shpirt dhe lehtësi në xhep! Unë në Partinë Socialiste kam shkuar vetë, pasi kam një botëkuptim të formuar socialist. Unë dua një shoqëri ku të mbretërojë liria, barazia dhe vëllazëria e fillimit të lindjes së këtyre nocioneve dhe jo e asaj shoqërie të ashtuquajtur socialiste, kur nocionet liri, barazi dhe vëllazëri u prishën dhe u bastarduan. Prandaj në Partinë Socialiste mua më duan dhe më nderojnë. Unë edhe brenda Partisë bëj vërejtje për gjërat që nuk më pëlqejnë dhe këto i përcjell në gazeta dhe në mbledhje. Partia Socialiste është një organizatë që ka shumë figura të shquara në letërsi, në histori, shkencë dhe kulturë në përgjithësi”, përgjigjet Dritëro Agolli.

Ndërkohë në një koment në postimin e Elonës, Thoma Gëllçi shkruan se rrëfimi i Dritëroit ishte një perlë.

Gëllçi vijon më tej duke shkruar se teksa shumë njerëz hyjnë në parti për t’u mbrojtur, Dritëroi hynte për të kritikuar.

Sipas tij, Dritëroi nuk kërkonte poste, por aktivizmi i tij në parti përkonte me një ideal që donte ta shihte më mirë të mishëruar.

Komenti i Thoma Gëllçit:

Ky rrëfim i Dritëroit është një perlë e rrallë, ku përzihen mençuria, vetëdija për veten dhe një humor që vetëm një njeri me përmasat e tij mund ta përdorë pa u bërë as arrogant, as populist. Është rrëfim që vlen të lexohet sot, jo thjesht si kujtim, por si standard i munguar.

Në një kohë kur shumë politikanë kujtohen për tendera e inceneratorë, Dritëroi kujtohet për anekdota, për poezi, për një gotë që të tjerët ia paguanin si shenjë dashurie, jo për favore. Ai kishte vetëdijen që vlera e tij nuk vinte nga partia, por nga fjala. Dhe megjithatë, nuk i shmangej përgjegjësisë që kjo fjalë të artikulohej edhe brenda partisë — jo si slogan, por si ndërgjegje kritike.

Shumë njerëz hyjnë në parti për t’u mbrojtur. Dritëroi hyri për të kritikuar. Ai nuk kërkonte poste, por përkonte me një ideal që donte ta shihte më mirë të mishëruar. E sot, kur partitë janë kthyer në klube klientësh dhe jo të ideve, fjala e tij tingëllon si diçka nga një epokë që nuk na takon më — por që kemi shumë nevojë ta rikthejmë. Jo thjesht për të kujtuar Dritëroin, por për të kuptuar çfarë humbëm kur njerëzit e letrës u larguan nga politika, dhe vendin ua lanë njerëzve pa letër fare — as shkollë, as etikë, as fjalë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result