ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 9 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 9 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 9 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 9 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë i nxit njerëzit të ndajnë informacione të gabuara në mediat sociale?

albnews by albnews
14 September, 2022
in Bota
0
Çfarë i nxit njerëzit të ndajnë informacione të gabuara në mediat sociale?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Grant Hilary Brenner

Keqinformimi është si një sëmundje. Të kuptuarit se si përhapet ai, është çelësi për ta ndalur. Duke pasur parasysh mjedisin informativ ku ndodhemi, pasja e një kontrolli mbi atë që është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, nuk është vetëm çështje integriteti dhe morali por mbijetese.

RelatedPosts

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Kjo pasi keqinformimi vret njerëz. Informacioni me një cilësi të dobët e minon njëvendimmarrje cilësore, duke çuar në përhapjen e sëmundjeve të parandalueshme, dëmtuar programet e shëndetit publik, dhe vonon ose pengon njohjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve në rritje, përfshirë ndryshimin e klimës, Covid–19, emigrimin etj.

Njerëzit priren t’i “besojnë gënjeshtrat pavarësisht të vërtetës së dukshme”, nëse diçka duket sikur mund të jetë e vërtetë, dhe në përputhje me vlerat dhe dëshirat e tyre. Për më tepër, ata kanë të ngjarë ta shpërndajnë atë pa pushim në rrjetet sociale. Megjithatë, ka pasur më pak qartësi se cilët faktorë individualë hyjnë në lojë, kur njerëzit vendosin nëse do të angazhohen ose ndajnë postimeve potencialisht mashtruese në mediat sociale.

Për të kuptuar faktorët shtytës të keqinformimit, Morosoli dhe kolegët kryen një studim të botuara së fundmi në revistën “American Behavioral Scientist”. Ata vëzhguan faktorët socio–demografikë duke përfshirë gjininë, moshën dhe nivelin arsimor; faktorë lejues, si sjellja e mediave sociale, përfshirë, bindjet politike, qëndrueshmërinë e qëndrimeve të dikujt mbi një temë të caktuar, rëndësinë e çështjes në fjalë, së bashku me tiparet përkatëse të personalitetit , veçanërisht treshen e errët:narcisizmin, sociopatinë dhe makiavelizmin.

Studiuesit anketuan mbi 7,000 njerëz në 6 vende të ndryshme, që të gjitha demokraci perëndimore (Zvicër, Belgjikë, Francë, Gjermani, Britani dhe SHBA). Ata u fokusuan tekinformacioni rreth ndryshimit të klimës, emigracionit dhe Covid-19, që të gjitha çështje sociale polarizuese, dhe që dihet se janë të mbushura me keqinformime.

Pjesëmarrësve në studim iu treguan 3 shembuj postimesh në mediat sociale, një për secilën çështje, të dizenjuara enkas që të përmbanin informacione të rreme, duke pasqyruar postimetaktuale. Atyre iu kërkua mendimi për të ndihmuar një portal lajmesh në internet që të verifikonte postimet përpara publikimit.

Ata u pyetën se sa gjasa do të kishin të klikonin një postim të caktuar, dhe sa të motivuar do të ishin për ta shpërndarë atë. U anketuan faktorë të ndryshëm demografikë të qëndrimeve dhe bindjeve politike duke përdorur shkallët e pranuara të vlerësimit.

Studiuesit zbuluan se meshkujt, të moshuarit, dhe njerëzit me arritje më të dobët në shkollë,kishin shumë më shumë gjasa të angazhoheshin në postimet e shembujve të dhënë. Tiparet e personalitetit të treshes së errët të narcisizmit, psikopatisë dhe makiavelizmit, u shoqëruan me një angazhim më të madh me postimet në mediat sociale.

Për më tepër, njerëzit, orientimi politik i të cilëve ishte konservator (kundër liberalëve),kishin më shumë gjasa të angazhoheshin me postimet që u dhanë. Subjektet thanë se kishin më shumë gjasa të shpërndanin postimet e treguara, kur ato ishin në përputhje me qëndrimet dhe besimet e tyre.

Si për shembull lajme të rreme, që thonë se ndryshimi i klimës nuk është diçka reale, kur ata nuk e besonin që në fillim këtë gjë. Sa më e rëndësishme që të perceptohej një çështje, aq më shumë kishe gjasa që pjesëmarrësit të tregonin se do të motivoheshin ta shpërndanin një postim të caktuar.

Pjesëmarrësit kishin më shumë gjasa të angazhoheshin me postimin për protestën ndaj ndryshimeve klimatike, të ndjekur nga emigracioni, dhe në fund koronavirusi. Ata që kishin një besim më të madh tek lajmet e mediave sociale, raportuan një motivim më të madh për të shpërndarë postime.

Njerëzit që prireshin të angazhoheshin me postime nga miqtë dhe familjarët e tyre, kishin gjithashtu më shumë gjasa që të shpërndanin postime, duke sugjeruar një efekt social sinergjik. Por pati edhe disa gjetje të nuancuara, që kërkonin një investigim të mëtejshëm.

Për shembull, ndërsa njerëzit me prirje të djathta, kishin në përgjithësi më shumë gjasa të pajtoheshin me keqinformimin, edhe efekti ishte më i fortë për postimin mbi emigracionin.

Po kështu, qëndrimi kishte më shumë rëndësi për emigracionin:Shpërndarja e keqinformimit,kishte më shumë gjasa të ndodhte kur informacioni në postim përputhej me këndvështrimin e dikujt.

Sidomos në lidhje me postimin mbi ndryshimet klimatike, lajmet që fajësonin protestuesit për lënien në shesh të mbeturinave, nxitën një angazhim më të madh për shkak të atribuimit të fajit, më shumë sesa vetë çështjes së ndryshimit të klimës, duke nënvizuar rëndësinë e detajeve për të kuptuar shpërndarjen e keqinformimit përmes mediave sociale.

Kjo sugjeron se futja e detajeve pikante në lajmet e mediave sociale, edhe nëse nuk kanëlidhje me çështjet kryesore, mund të përdoret në mënyrë manipuluese për të nxitur angazhimin dhe ndarjen e postimeve të tilla në rrjetet sociale. / “Psychology Today” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result