Për t’ju ndihmuar të kapni informacionin, këtu janë ngjarjet kryesore nga e gjithë bota.
- Shkencëtarët në Indi kanë paralajmëruar se nuk është realist afati i gushtit për zhvillimin e një vaksine të koronavirusit. Afati u caktua nga këshilli mjekësor i vendit.
- India regjistroi 24 orët e fundit 24,000 raste të reja dhe tani ka kapërcyer Rusinë, ka numrin e tretë më të lartë të rasteve të virusit në botë.
- Në të njëjtën kohë, kreu i rregullatorit të medikamenteve në SHBA, FDA, gjithashtu ka hedhur dyshime në pretendimet e Presidentit Donald Trump se një vaksinë do të jetë e gatshme këtë vit.
- Në Australi, Uellsi i Ri Jugor është duke mbyllur kufirin e tij me fqinjin Victoria në përpjekje të përballimit të rritjes së madhe të rasteve atje. Kjo është hera e parë e mbylljes së kufitit midis shteteve.
- Ministri Bolivian i Shëndetësisë, Eidy Roca ka testuar pozitiv për virusin – anëtari i tretë i kabinetit të vendit që infektohet në vetëm katër ditë.
- Muzeu me famë botërore Louvre në Paris është rihapur sot pasi u mbyll për gati katër muaj. Do të ketë masa të reja sigurie, përfshirë maska të detyrueshme dhe një kufi në numrin e vizitorëve.
- Autoritetet në rajonet spanjolle të Galicisë dhe Katalonjës kanë imponuar bllokime lokale për rreth 300,000 njerëz pas shpërthimit të virusit.
- Në nivel global, tani ka më shumë se 11,470,000 raste të konfirmuara të koronavirusit, dhe më shumë se 534,000 vdekje./BBC