Çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë Kosova dhe Shqipëria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëkryeministrja, Albulena Balaj Halimaj ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e një punëtorie ku është bërë harmonizimi i propozim marrëveshjeve që priten të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo ka thënë se do të nënshkruhen marrëveshje që kanë impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve.

“Falënderoj grupet punuese për punën e tyre të palodhur në funksion të eliminimit të çdo pengese për përgatitjen e marrëveshjeve për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkodër.

Ashtu siç kam paralajmëruar janë disa marrëveshje shumë të rëndësishme të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit”, ka shkruar Balaj-Halimaj në Facebook.

Share This Article