Çfarë mendon pjesa tjetër e Evropës për këshillat e “qëndrimit vigjilent” të Mbretërisë së Bashkuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat evropiane i kanë cilësuar si konfuze këshillat e “qëndrimit vigjilent” të Boris Johnson. SueddeutscheZeitung i Gjermanisë shkruajti se “e gjithë qartësia është eleminuar” pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar prezantoi planin e tij të daljes.

“Kryeministri Johnson ka paraqitur një “udhërrëfyes” për të dalë nga kriza e koronavirusit – dhe i hutoi britanikët. Gjithashtu po rritet pakënaqësia në kabinet dhe në parlament pasi qeveria nuk e ka diskutuar paraprakisht planin” ka shkruar gazeta.

Komentet në të gjithë Evropën kanë vërejtur “kujdes ekstrem” në këshillat e fundit në Mbretërinë e Bashkuar. “Për një njeri si Boris Johnson që i pëlqen të ecë shpejt, duket se po I afrohet me hapa të vegjël fundit të bllokimit,” vuri në dukje gazeta franceze Le Figaro. “Situata shëndetësore në vend dhe, pa dyshim, sfida me të cilën ai kaloi, e kanë nxitur kryeministrin të tregojë kujdes.”

Le Monde i Francës theksoi se Johnson ende gëzon popullaritet, megjithëse vendi ka shkallën e vdekshmërisë më të lartë në Evropë. “Besimi në qeverinë e Johnson gjithashtu do të varet nga aftësia e tij për të vendosur një strategji efektive për testimin dhe gjurmimin e virusit, të cilin Johnson mezi e përmendi në daljen e tij të dielën. Dhe për një arsye: nuk është gati”, shkruajti gazeta. (BBC)

Share This Article