Konferenca e sotme për shtyp mbi situatën e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar u mbajt nga Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, të cilit iu bashkua edhe David Pearson, kryetari i ri i grupit të qeverisë për kujdesin social.
Ja çfarë na thanë:
Pavarësisht disa spekulimeve gjatë fundjavës se numri R (shkalla e riprodhimit të virusit) është mbi një në disa rajone, shifrat zyrtare të qeverisë vlerësojnë se është nën një në çdo rajon. Kjo do të thotë që çdo person i infektuar kalon virusin, mesatarisht, në më pak se një person tjetër
Qeveria do të hartojë një plan të ri për kujdesin sosial, pas lehtësimit të bllokimit. Stafi i ri i punës do të lidhë qeverinë, autoritetet lokale dhe ofruesit e kujdesit dhe do të përqëndrohet në parandalimin e infeksionit.
Janë testuar të gjithë banorët e shtëpive të kujdesit si edhe stafi – dhe kjo është afërsisht për 6.000 shtëpi të kujdesit për moshën e tretë.
Z. Hancock tha se është e sigurt që familjet tashmë të vendosin të çojnë të afërmit e tyre në shtëpitë e kujdesit. Ai tha se përqindja e vdekjeve në shtëpitë e kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar është më e ulët se në vendet e tjera.
Ai gjithashtu mohoi që, kur mendohet për heqjen e masave të bllokimit, ekziston një tregti midis vdekjeve dhe ekonomisë. Ai tha se një goditje e dytë në këtë rast do të ishte shumë e dëmshme për ekonominë./BBC