Çfarë mund të ndodhë në muajt në vijim me Donald Trump?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paraqitja e radhës e Donald Trumpit në gjykatë është caktuar për më 4 dhjetor, ku gjykimi ka të ngjarë të fillojë në janar të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, avokatët e ish-presidentit amerikan thonë se presin të paraqesin mocion në gjykatë për të pushuar plotësisht gjykimin, gjë që, nëse miratohet nga një gjyqtar, do të ndalohej beteja ligjore në rrugë e sipër.

Avokatët kanë kohë 45 ditë që të paraqesin kërkesën dhe tashmë kanë një video të Alvin Bragg, prokurori i qarkut të New Yorkut, duke diskutuar çështjen e mëparshme gjyqësore të Trumpit – që ka të ngjarë të përdoret për mocionin e tyre.

Por ky rast nuk është shqetësimi i vetëm ligjor i 76-vjeçarit, raporton skynews.

Ka hetime të veçanta penale rreth pretendimeve se ai u përpoq në mënyrë të paligjshme të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Georgia dhe për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra.

Ai gjithashtu mund të përballet me veprime penale shkaku i sulmit ndaj Kongresit amerikan, ku Trump dyshohet se ka nxitur mbështetësit në janar të vitit 2021. 

Share This Article